WSJ: SHBA-të dhe Izraeli i heqin përkohësisht dy zyrtarë iranianë nga lista e tyre e objektivave - Gazeta Express
string(97) "wsj-shba-te-dhe-izraeli-i-heqin-perkohesisht-dy-zyrtare-iraniane-nga-lista-e-tyre-e-objektivave-2"

Lajme

Gazeta Express

26/03/2026 6:50

WSJ: SHBA-të dhe Izraeli i heqin përkohësisht dy zyrtarë iranianë nga lista e tyre e objektivave

Lajme

Gazeta Express

26/03/2026 6:50

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli duket se kanë vendosur të heqin përkohësisht nga lista e objektivave dy zyrtarë të lartë iranianë, ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, dhe Presidentin e Parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf.

Sipas një raporti të Wall Street Journal, kjo lëvizje bëhet si pjesë e përpjekjeve për rinisjen e bisedimeve të paqes mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Burime amerikane të cituara nga gazeta tregojnë se heqja e dy zyrtarëve ka karakter të përkohshëm për rreth katër deri në pesë ditë.
Në të njëjtën kohë, administrata e Trumpit tregohet e hapur për mundësinë e kontakteve diplomatike.

Megjithatë, sipas po të njëjtat burime, shanset për përparim të dukshëm mbeten të kufizuara për shkak të dallimeve të mëdha në pozicionet negociuese të SHBA-së dhe Iranit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement