Wonder Woman, me tregim nga vitet e 80-ta - Gazeta Express

Wonder Woman, me tregim nga vitet e 80-ta

Arte

Gazeta Express

11/12/2019 22:23

Warner Bros më në fund e ka publikuar trilerin e parë të shumëpritur për filmin e ardhshëm superheroik “Wonder Woman 1984”, vazhdimin e filmit jashtëzakonisht të suksesshëm “Wonder Woman”, në të cilin interpretojnë Gal Gadot dhe Chris Pine.

“Wonder Woman 1984” është bërë me regji të Patty Jenkins, e cila kthehet në botën e DC pasi e bëri regjinë e filmit të parë, tregimin për origjinën e Wonder Woman, të vendosur në Luftën e Parë Botërore.

Siç sugjeron edhe vetë titulli, ngjarja e filmit është vendosur më vonë në shekullin e 20-të krahasuar me filmin e parë – në ndriçimin neonik të vitit 1984, shkruan Koha. Në një kthesë të çuditshme, Pine kthehet si Steve Trevor. Ai do t’i bashkohet Dianas (Gadot) në luftën kundër një armikeje të re të quajtur Cheetah, të luajtur nga Kristen Wiig.

Në ekipin e aktorëve shfaqet edhe ylli i “Mandalorian”, Pedro Pascal, i cili e luan personazhin enigmatik me emrin Max Lord, ndërsa gjithashtu mund ta shohim në trilerin e parë.

Gjykuar nga kuadrot e para, na pret një histori jashtëzakonisht interesante dhe e tensionuar, ndërsa se a do të jetë vërtet kështu, do ta zbulojmë më 5 qershor 2020, kur filmi shfaqet në kinema.