Wolvesi e ‘shokon’ Liverpoolin, fiton në frymën e fundit - Gazeta Express
string(53) "wolvesi-e-shokon-liverpoolin-fiton-ne-frymen-e-fundit"

Futboll

Gazeta Express

03/03/2026 23:23

Wolvesi e ‘shokon’ Liverpoolin, fiton në frymën e fundit

Futboll

Gazeta Express

03/03/2026 23:23

Wolverhamptoni arriti dy fitore radhazi në Premierligë për herë të parë që nga prilli 2025, pasi goli i parë i Andrés për klubin siguroi një fitore të bujshme 2-1 ndaj Liverpoolit në “Molineux”.

Edhe pse rënia nga liga duket pothuajse e pashmangshme, Wolvesi po tregon formë të mirë në shtëpi.

Liverpooli e nisi më mirë takimin, me Cody Gakpo që provoi nga distanca dhe me Jeremie Frimpong që humbi një rast pas një aksioni të bukur të Hugo Ekitikés.

Megjithatë, pjesa e parë ishte e vakët, me pak raste të pastra nga të dyja skuadrat.

Pas pushimit, Liverpooli kërkoi penallti për prekje me dorë, por loja vazhdoi.

Rasti më i mirë erdhi nga një goditje këndi e Mohamed Salah, por topi përfundoi në traversë.

Në minutën e 78-të erdhi surpriza: Tolu Arokodare fitoi duelin me Virgil van Dijk dhe asistoi për Rodrigo Gomes, i cili realizoi me një parabolë të bukur mbi Alissonin për 1-0.

Liverpooli reagoi dhe barazoi me Salah, i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtje dhe shënoi golin e tij të parë në kampionat që nga nëntori.

Kur pritej presioni final i “The Reds”, ishte sërish Wolvesi që goditi në kohën shtesë.

Gjuajtja e Andrés u devijua nga Joe Gomez dhe përfundoi në rrjetë, duke vulosur fitoren dramatike 2-1.

Wolvesi mbetet 11 pikë larg vendit të 17-të, por një fitore e tillë mban gjallë shpresat.

Ndërsa Liverpooli humbi një mundësi të artë për të forcuar pozitat në garën për një vend në Ligën e Kampionëve./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement