Witsel thotë se futbollistët shkojnë për të luajtur në Arabi e Kinë për para - Gazeta Express
string(76) "witsel-thote-se-futbollistet-shkojne-per-te-luajtur-ne-arabi-e-kine-per-para"

Witsel thotë se futbollistët shkojnë për të luajtur në Arabi e Kinë për para

Futboll

Gazeta Express

22/09/2023 21:20

Mesfushori i Atletico Madrid, Axel Witsel ka shpjeguar arsyen e vërtetë që futbollistët zgjedhin për të kaluar në Arabi Saudite

Axel Witsel ka thënë se futbollistët po kalojnë në Pro Ligën Saudite “vetëm për të fituar shumë para” dhe këtu përfshihen edhe futbollistë si; Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Riyad Mahrez dhe Sadio Mane që u larguan nga top klubet e Europës për në Lindjen e Mesme.

Lexo Edhe:

“Secili nga ne ka rrugën e tim. Nuk them që bën keq që shkuan në Arabi Saudite, unë shkova në Kinë kur isha 27 vjeç. Për mua kjo ishte një eksperiencë e bukur jetësore”, tha Witsel për SPORTface.

“Natyrisht, ne shkojmë për para, ne nuk mendojmë shumë për projektin sportiv. E vërteta është se edhe Carrasco e bëri këtë dhe për mua është në rregull”.

Witsel ju bashkua klubit kinez Tianjian Quanjian nga Zenit Saint Petersburg më 2017, ku luajti 36 ndeshje për klubin me bazë qytetin Tianjin, para se të kthehej në Europë më 2018 për t’ju bashkuar Borussia Dortmund. Në atë kohë kalimi i tij në Kinë ishte pothuajse i njëjtë si sot, ku emra të ndryshëm shkonin për të luajtur atje për paga shumë të larta.

Mesfushori belg është paraqitur në shumicën e ndeshjeve për Atletico Madrid këtë sezon, derisa luajti edhe në barazimin 1-1 kundër Lazios në Ligën e Kampionëve. Witsell tani është duke shikuar që t’ia shkaktoi humbjen e parë Real Madridit, në derbin që zhvillohet të dielën në mbrëmje. /GazetaExpress/