Windows 11 me një përditësim të ri – këto janë të rejat - Gazeta Express
string(53) "windows-11-me-nje-perditesim-te-ri-keto-jane-te-rejat"

AutoTech

Gazeta Express

27/09/2023 22:02

Windows 11 me një përditësim të ri – këto janë të rejat

AutoTech

Gazeta Express

27/09/2023 22:02

Përditësimi më i fundit madhor i Windows 11, që bart emrin e koduar Windows 11 23H2, vjen me premtime të mëdha: Inteligjencën artificiale.

Microsoft po përgatitet për epokën e re të kompjuterëve me AI duke sjellë Windows Copilot, fuqizuar nga Bing Chat. Erdhi më 26 Shtator së bashku me përditësimin e 2023 të Windows 11 përpara debutimit të gjerë në Tetor.

Lexo Edhe:

Inteligjenca artificiale do të fuqizojë Copilot, por gjithashtu të rekomandojë të dhëna në File Explorer dhe Start si dhe një seksion të dedikuar në Microsoft Store.

Microsoft prezantoi përditësimin më 21 Shtator në Nju Jork gjatë zbulimit të pajisjeve të reja Surface. Funksionalitetet e reja që po vinë në Windows 11 do të bëhen të disponueshme me versionin aktual të sistemit operativ Windows 11 22H2 fillimisht përpara se 23H2 do të mbërrijë i plotë në tre mujorin e katërt të vitit.

Kur do të vijë Windows 11 23H2 në kompjuterin tuaj? Microsoft tha se Windows 11 23H2 do të lançohet më 25 Shtator në formën e një përditësimi në Windows 11 22H2. Më pas do të vijë tek të gjithë kompjuterët si Windows 11 23H2.

Si do të njihet Windows 11 23H2? Përditësimi do të njihet si Windows 11 2023 Update. Është emërtuar si KB5030310 ose “Cumulative Update Preview for Windows 11 Version 22H2 X64-Based Systems.”

Sa kohë merr instalimi i Windows 11 23H2? Mes 20 minutash deri në gjysmë orë në varësi të kohës që i nevojitet përditësimit për tu aplikuar.

Çfarë ka të re në Windows 11 23H2 (dhe përditësimin e datës 26 Shtator për Windows 11 22H2)

Windows Copilot

Imagjinojeni Windows Copilot si një kombinim i Bing Chat dhe Cortana: një asistenti AI cloud me aftësinë për të përpunuar disa procese lokalisht në kompjuter. Natyrisht përdorimi i Windows Copilot kërkon qasje në internet dhe përdoruesit do të kenë një eksperiencë të ngjashme me Bing Chat në ueb.

Microsoft i është referuar Copilot më herë si Windows Copilot, Copilot for Edge etj. Tashmë do të ketë vetëm një Copilot për kompjuterin tuaj Windows dhe pa emërtimin “Windows.”

Diferenca është tek aftësia e Copilot për të ndihmuar përdoruesit me procese të zakonshme në PC pa pasur nevojë të hyjnë thellë në menu konfigurimi apo panele kontrolli.

Gjatë testimeve Copilot mund të aktivizonte dhe çaktivizonte dark mode, të bënte një screenshot dhe disa veprime të tjera. Copilot fillimisht vjen për të treguar çfarë mund të bëjë më tepër sesa çfarë bën momentalisht.

Një faqe e përditësuar e Settings

Të gjithë se dimë se do të vijë një ndërfaqe Settings e përditësuar. Mund të mos jetë ndonjë ndryshim drastik, por ofron më shumë informacion në pamje të parë duke shfrytëzuar çdo cep të lirë në ekranin e kompjuterit tuaj.

Kontrolle të dritave RGB

Disa njerëz thjeshtë i adhurojnë kompjuterët me RGB. Disa të tjerë i urrejnë. Edhe pse deri më sot kontrolli i tyre është bërë përmes softuerëve të palëve të treta, Windows tashmë ka një panel të unifikuar për menaxhimin e dritave RGB për komponentë të ndryshëm, një opsion i kërkuar prej vitesh. Zgjidhja e këtij problemi disa vjeçar quhet Dynamic Lightining nga Microsoft.

Çfarë komponentësh mbështeten? Siç duket fillimisht vetëm disa nga Razer.

Rekomandime nga AI në File Explorer

Në Mars Microsoft na tha se do të sillte rekomandime të të dhënave në File Explorer përmes inteligjencës artificiale. Këto rekomandime shfaqen në formën e një karuseli imazhesh apo dokumentesh.

Përdoruesit e parë raportojnë shfaqjen e një shirit me të dhëna të rekomanduara në krye të File Explorer së bashku me një pamje në formë Galerie.

Microsoft ka bërë ndryshime në File Explorer për të treguar cilat të dhëna janë në cloud dhe cila në PC. Duke shtypur ALT + SHIFT + P shfaqet menuja Properties e një skedari që tregon se me kë është ndarë.

Windows Backup & Restore

Migrimi në një kompjuter të ri është diçka që të gjithë ne e kemi bërë e ju konsumon kohën. Microsoft ka vendosur të sjellë një aplikacion të ri Windows Backup – që dërgon çdo gjë në OneDrive – si dhe Out of the Box Experience (OOBE) për të marrë një kopje rezervë dhe migruar në një kompjuter të ri gjatë procesit fillestar të konfigurimit të Windows 11.

Disa përdorues raportojnë se aplikacioni i ri Windows Backup mungon në përditësimin KB5030310.

Passkeys

Janë të thjeshta por në të njëjtën kohë një mjet i fuqishëm: në vend që të kërkojë për një fjalëkalim, një passkey mund të verifikojë identitetin për tu kyçur në një uebsajt duke përdorur të dhënat biometrike, diçka që nuk ka munguar në disa aplikacione mobile të cilat kërkojnë shenjën e gishtit për tu identifikuar.

Ndryshimet e reja të Microsoft mund të shihen në Settings > Accounts > Passkeys.

Një mikser i ri volumi në Quick Settings

Përdorimi i mikserit të volumit ka qenë një eksperiencë e vështirë për të gjithë veçanërisht ku përdoruesi kalon nga kufjet në altoparlantë apo kufje të tjera ANC ose Harman Kardon. Microsoft ka vendosur të sjellë më të mirën e kontrolleve audio në Windows.

Me komandën WIN + CTRL + V mund të kontrolloni çdo gjë.

Shkrimi me laps brenda kutive kërkuese të Windows

Nëse përdorni lapsin për të shkruar mbi një fushë kërkimi në menunë Start, Windows automatikisht do të interpretojë shkrimin dhe ta konvertojë në tekst në fushën përkatëse.

Microsoft e ka sinjalizuar këtë veçori prej kohësh e cila do të jetë mjaft e dobishme për përdoruesit e pajisjeve me ekrane me prekje Surface.

Kontrolle të përmirësuara dhe editim i përmirësuar i zërit

Editimi i zëri në Windows është diçka argëtuese. Por mund të përmirësohet më tutje. Microsoft ka vendosur të shtojë kontrolle të reja si dhe të rimodelojë qasjen e Voice me disa komanda më të lehta për tu kuptuar.

Microsoft ka vendosur të zgjerojë listën me disa thekse të gjuhës Angleze si Britania, India, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re. Microsoft tha se përdoruesit do të mund të kyçen në Windows duke thënë fjalëkalimin me zë. Për ta bërë këtë duhet të shkoni në Accesibility > Speech.

Çfarë ka të re në Windows 11 23H2?

Microsoft na ka vënë në dijeni të funksionaliteteve që po vinë me Windows 11 23H2 dhe disa prej tyre më lartë janë lançuar tashmë.

Përmirësim i Snipping Tool

Mjeti në fjalë është përditësuar në fund të 2022 në Windows 11 me aftësinë për të regjistruar ekranin. Tashmë përdoruesit mund të regjistrojnë audion nga ekrani si dhe mikrofonin.

Inteligjenca artificiale në aplikacionin Photos

Microsoft tha se mjegulla në sfond po vjen në aplikacionin Photos. Tek smartfonët njihet si “portrait mode.” Microsoft gjithashtu tha se përdoruesit do të mund të kërkojnë fotot bazuar në skenën që gjendet në to si përshembull një “plazh.”

Aplikacioni i përmirësuar i Paint

Ky aplikacion do të pajiset me shtresa dhe tejdukshmëri, një surprizë për një aplikacion që dikur u harrua plotësisht. Kombinuar me mjetin e heqjes së sfondit, këto funksionalitete ju japin mundësinë përdoruesve të krijojë një shkrirje imazhesh. /PCWorld Albanian