Willian mbyll përfundimisht aventurën te Chelsea. Braziliani nuk arriti të gjente gjuhën e përbashkët me klubin londinez për vijimin e kontratës. Futbollisti brazilian së fundmi ka postuar një letër në rrjetet sociale, ku ka falënderuar të gjithë.
“Ishte 7 vite të mrekullueshme. Në gusht të 2013 kur mora ofertën nga Chelsea isha i bindur se duhej të luaja me këtë fanellë. Sot jam i sigurt se ishte vendimi i duhur. Ka patur shumë momente të bukura, disa jo të mira, ka patur trofe të fituar dhe gjithmonë intensitet.
Pavarësisht trofeve, kam mësuar shumë dhe për veten. U rrita, u bëra një lojtar dhe një person më i mirë. Në çdo stërvitje, në çdo ndeshje dhe në çdo minutë të kaluar në dhomat e zhveshjes kam mësuar gjithmonë.
Jam shumë falënderues për tifozët e Chelsea-s për pritjen e tyre në ‘Stamford Bridge’ dhe mbështetjen e tyre. Ka patur dhe kritika, që janë normale, por ajo që është më e rëndësishme është se kishte afeksion nga të dy anët. Ka ardhur koha që të lëviz. Do të mungojnë shokët e ekipit. I gjithë personeli i Chelsea-s që më kanë trajtuar si djalë dhe do të mungojnë fansat. Largohem me kokë lart, sepse kam fituar trofe dhe kam bërë më të mirën për Chelsean”, shkruan Willian.
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...