Wilder tregon kushtet për t’i hapur rrugë meçit Joshua – Fury - Gazeta Express
string(58) "wilder-tregon-kushtet-per-ti-hapur-rruge-mecit-joshua-fury"

Wilder tregon kushtet për t’i hapur rrugë meçit Joshua – Fury

Gazeta Express

14/05/2020 10:42

Deontay Wilder raportohet se i dëshiron 10 milionë dollarë dhe garancinë se do të përballet me fituesin e meçit mes Tyson Furyt dhe Anthony Joshuas në mënyrë që të heqë dorë nga meçi i tij i tretë me Furyn.

Deontay Wilder e pësoi disfatën e tij të parë në karrierën si profesionist në rimeçin kundër Tyson Furyt, i cili e mposhti në rundin e shtatë për t’ia marrë titullin e WBC-së në shkurt, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pasi që britanikët Fury dhe Joshua i mbajnë të gjithë titujt  e kampionëve të peshave të rënda në boks, një meç mes atyre dyve për ta gjetur kampionin e unifikuar ka qenë i kërkuar që një kohë të gjatë.

Kubrat Pulev, i cili është kundërshtari i ardhshëm i Joshuas, kishte thënë më parë se do ta shqyrtonte mundësinë që të hiqte dorë nga meçi kundër Joshuas për t’i hapur rrugës këtij meçi të madh mes dy britanikëve.

Tani raportohet se edhe Wilder do të ishte i gatshëm të heqë dorë nga meçi kundër Furyt. Megjithatë, për ta bërë këtë, ai i do 10 milionë dollarë dhe dëshiron t’i garantohet që ai do të jetë kundërshtari i radhës i fituesit të këtij meçi. /Gazeta Express/