Wilder konfirmon: Lufta e tretë me Furyn do të ndodhë patjetër - Gazeta Express

Wilder konfirmon: Lufta e tretë me Furyn do të ndodhë patjetër

Sport

Gazeta Express

25/02/2020 17:41

Deontay Wilder ka thënë se një luftë e tretë për titull të kampionit të botës në kategorinë e rënë me Tyson Fury do të ndodhë patjetër, pasi e humbi në mënyrë turpëruese luftën për titull në WBC ndaj britanikut të shtunën në Las Vegas.

Boksieri britanik Fury e rrëzoi nga froni Wilderin me një paraqitje brilante për t’u bërë kampion i ri në WBC dhe për ta mbështetur pretendimin si boksieri më i mirë në botë në kategorinë e rëndë, raporton Gazeta Express.

Fury e rrëzoi Wilderin në dysheme dy herë në rundet tre dhe pesë, para se ekipi i amerikanit ta hidhte peshqirin në ring në rundin e shtatë, duke e dorëzuar meçin

Wilderi e pësoi një çarje në vesh pas një serie grushtesh nga Fury, gjë që çoi në dorëzimin e meçit, i pari i humbur në karrierës e bujshme të amerikanit 34-vjeçar.

“Rimeçi do të ndodhë patjetër. Do ta bëjmë atë realitet”, tha Wilder për The Althetic.

Në meçin e parë mes tyre në dhjetor të vitit 2018 nuk pati fitues, pasi lufta u mbyll me një barazim kontrovers.

/Gazeta Express/