Wilder: Fury s’është kampion, më rrahu sepse s’isha vetja, isha zombie - Gazeta Express

Sporte tjera

Gazeta Express

15/04/2020 20:34

Wilder: Fury s’është kampion, më rrahu sepse s’isha vetja, isha zombie

Sporte tjera

Gazeta Express

15/04/2020 20:34

Deontay Wilder ka thënë se nuk e sheh Tyson Fury-n si kampion ende, edhe pse britaniku e rrahu dhe ia mori titullin e kampionit të botës në peshat e rënda, në një meç gjatë të cilit amerikani thotë se diçka nuk ishte në rregull me të.

Fury e rrëzoi Wilderin dy herë para se ekipi i amerikanit të hidhte peshqirin në rundin e shtatë për ta dorëzuar meçin e njëanshëm në Las Vegas në shkurt, transmeton Gazeta Express.  

Britaniku u bë kampion i botës në WBC 14 muaj pasi meçi i parë mes tij dhe Wilderit u mbyll me barazim kontrovers. Fury dhe Wilder pritet të luftojnë për herë të tretë në muajin tetor.

“Në sytë e mi nuk e shoh Fury-n si kampion. Ai nuk është kampion ende sepse ne e kemi edhe një luftë për ta bërë”, tha Wilder për Premier Boxing Champions.

Wilder këmbënguli se gjuha e trupit të tij nuk ishte në rregull.

“Kam qenë në këtë sport për kohë shumë të gjatë dhe njerëz e dinë menjëherë si jam unë. Njerëzit që e njohin boksin e dinë se unë nuk isha Deontay Wilder atë natë. Isha zombie atë natë”, theksoi ai.

“Nuk isha vetja ime. U ndjeva si zombie. Ende jam duke reflektuar. Nuk mund të besoj çfarë gjërash ndodhën. Po mundohem t’i kuptoj”, shtoi ai. /Gazeta Express/