Wilder arsyetohet për humbjen: Kostumin e kisha të rëndë, m’i dobësoi këmbët - Gazeta Express

Wilder arsyetohet për humbjen: Kostumin e kisha të rëndë, m’i dobësoi këmbët

Sport

Gazeta Express

25/02/2020 13:32

Deontay Wilder ka thënë se disfata e tij në meçin kundër Tyson Furyt, që u zhvillua të shtunën në Las Vegas, erdhi si shkak i kostumit të rëndë që e kishte veshur teksa po ecte drejt ringut, pasi që ai kostum thotë se ai dobësoi këmbët para meçit.

Boksieri britanik e rrëzoi nga froni Deontay Wilderin me një paraqitje brilante për t’u bërë kampion i ri në WBC dhe për ta mbështetur pretendimin si boksieri më i mirë në botë në kategorinë e rëndë, raporton Gazeta Express.

Fury e rrëzoi Wilderin në dysheme dy herë në rundet tre dhe pesë, para se ekipi i amerikanit ta hidhte peshqirin në ring në rundin e shtatë, duke e dorëzuar meçin

Wilderi e pësoi një çarje në vesh pas një serie grushtesh nga Fury, gjë që çoi në dorëzimin e meçit, por ai këmbënguli se ishte mirë.

Por, këto dëmtime s’e kanë ndalur Wilderin të pretendojë se ai humbi për shkak se kostumi, i cili peshonte më shumë se 20 kilogramë, ia dobësoi këmbët dhe ia shkaktoi humbjen.

Tani, Komisioni i Garave në Nevada e ka suspenduar për gjashtë javë, duke bërë që ai të mos ketë mundësi as të zhvillojë meçe stërvitore deri më 8 prill, ndërsa për meçe garuese e ka të ndaluar deri më 23 prill – shkaku i lëndimeve të pësuara.  /Gazeta Express/