Whyte i reagon Wilderit për arsyetimin pas humbjes kundër Furyt - Gazeta Express
string(65) "whyte-reagon-ndaj-arsyetimit-te-wilderit-per-humbjen-kunder-furyt"

Whyte i reagon Wilderit për arsyetimin pas humbjes kundër Furyt

Gazeta Express

26/02/2020 15:39

Dillian Whyte shpërtheu në të qeshura ndaj arsyetimeve që i dha rivali i tij i madh, Deontay Wilder, për disfatën e vet kundër Tyson Furyt.

Deontay Wilder, 34-vjeçar, e pësoi disfatën e parë në karrierë të shtunën e kaluar, kur u mposht nga britaniku Tyson Fury dhe e humbi titullin e WBC-së në kategorinë e peshave të rënda në boks, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fury e rrëzoi Wilderin në dysheme dy herë në rundet tre dhe pesë, para se ekipi i amerikanit ta hidhte peshqirin në ring në rundin e shtatë, duke e dorëzuar meçin.

Wilderi e pësoi një çarje në vesh pas një serie grushtesh nga Fury, gjë që çoi në dorëzimin e meçit, por ai këmbënguli se ishte mirë.

Por, këto dëmtime s’e ndalën Wilderin të pretendojë se ai humbi për shkak se kostumi, i cili peshonte më shumë se 20 kilogramë, ia dobësoi këmbët dhe ia shkaktoi humbjen.

Ky arsyetim e ka bërë të qeshë Whyte, i cili është kundërshtari i radhës i Furyt për titullin WBC.

“Ti je burrë i rritur. E provon kostumin para meçit. Ju po më thoni se ai kur e provoi kostumin nuk iu kujtua se ndoshta kostumi është shumë i rëndë dhe mund të më ndikojë te këmbët”, ka thënë Whyte.

“Ushtarët mbajnë çanta që peshojnë 60 ose 70 kilogramë. Ata ecin për ditë të tëra me ato çanta dhe nuk jam as gjysma e madhësisë së tij. Kjo vetëm të tregon se çfarë gjepura flet ai, se sa i çmendur është”.

“Si mund të t’i dobësojë një kostum këmbët? Kjo është një çmenduri. Ai duhej ta kishte bërë atë që e bëri Fury, ta dërgonte dikush në ring”.

Komisioni i Garave në Nevada e ka suspenduar Wilderin për gjashtë javë, duke bërë që ai të mos ketë mundësi as të zhvillojë meçe stërvitore deri më 8 prill, ndërsa për meçe garuese e ka të ndaluar deri më 23 prill – shkaku i lëndimeve të pësuara.  /Gazeta Express/