WhatsApp vjen me risi, mesazhet do të fshihen vetë - Gazeta Express
string(49) "whatsapp-vjen-me-risi-mesazhet-do-te-fshihen-vete"

WhatsApp vjen me risi, mesazhet do të fshihen vetë

Gazeta Express

06/11/2020 8:11

Nga muaji i ardhshëm, mesazhet që keni dërguar në WhatsApp do të fshihen vetë, 7 ditë pas dërgimit në një “chat” të caktuar.

Shërbimi i mesazheve në pronësi të Facebook tha se kjo e re për aplikacionin vjen për ta bërë bashkëbisedimin “më privat”.

Lexo Edhe:

Kështu, WhatsApp do t’i ngjajë pak më shumë Snapchat-it, platformës nga e cila Facebook është frymëzuar edhe në të shkuarën, duke përfshirë këtu edhe futjen e “Instagram Stories”.

Kompania konfirmoi se e reja mund të aktivizohet vetë nga përdoruesit, ndërsa në grupe do të jetë “admin”-i ai që e ka në dorë aktivizimin ose jo të risisë.

“Mendojmë se njerëzit do të jenë më të qetë nëse e dinë se diçka që kanë shkruar dikur, nuk do të jetë më aty”, tha një zëdhënës i Whatsapp.