WhatsApp po punon për opsionin 90-ditor të fshirjes së mesazheve - Gazeta Express
string(64) "whatsapp-po-punon-per-opsionin-90-ditor-te-fshirjes-se-mesazheve"

WhatsApp po punon për opsionin 90-ditor të fshirjes së mesazheve

AutoTech

Gazeta Express

20/08/2021 10:54

WhatsAppi është një aplikacionet më të njohur, me instalime prej miliarda herë. Kohët e fundit, u prezantua një veçori e mesazheve që fshihen, ku mund të vendosni një bisedë specifike për t’u vetë-shkatërruar herë pas here.

Tani për tani, nëse aktivizohet, aplikacioni do të fshijë mesazhet pas 7 ditësh, dhe kohët e fundit, WhatsAppi filloi të punojë në një opsion për ta bërë këtë çdo 24 orë. Por nëse mendoni se edhe 7 ditë janë shumë pak kohë, nuk ka problem: WhatsApp tani po punon gjithashtu në shtimin e një opsioni 90-ditor.

Lexo Edhe:

Karakteristika u zbulua nga “WABetaInfo”, por ende nuk është transmetuar drejtpërdrejt.

WhatsAppi ka filluar ta zhvillojë platformën duke bërë që të jetë më i preferueshëm nga përdoruesit, sidomos në bisedat që konsiderohen si të ndjeshme, megjithatë në krahasim me aplikacionet e tjera të mesazheve, ka ende rrugë të gjatë përpara.

Opsionet e tjera ende nuk janë të disponueshme, pasi nuk janë bërë as publike nga kompania.