Nëse ëndërroni një karrierë ndërkombëtare në mjekësi, Western Balkans University (WBU) ofron një program modern 6-vjeçar të Mjekësisë, të ndërtuar sipas standardeve më të avancuara akademike dhe profesionale.
Programi është zhvilluar në bashkëpunim me Cambridge Medical School dhe synon të përgatisë gjeneratën e re të mjekëve për sfidat e një sistemi shëndetësor global. Studentët përfitojnë një kurrikul të harmonizuar me standardet ndërkombëtare, si dhe përfshihen në praktikë klinike që në vitet e para të studimeve.
Një nga veçoritë kryesore të programit është zhvillimi i plotë i mësimit në gjuhën angleze, duke u ofruar studentëve mundësi më të mëdha për specializim, punësim dhe vazhdim të studimeve në vendet evropiane dhe më gjerë.
Me një diplomë të harmonizuar me standardet evropiane dhe një qasje moderne ndaj edukimit mjekësor, Western Balkans University synon të formojë profesionistë të aftë për të ndërtuar karrierë të suksesshme në tregun ndërkombëtar të shëndetësisë.
Pse të zgjedhësh Mjekësinë në WBU?
Kurrikul sipas standardeve ndërkombëtare, e dizajnuar në bashkëpunim me Cambridge Medical School
Praktikë klinike që në vitet e para të studimeve
Diplomë e harmonizuar me standardet evropiane, që hap dyer për mundësi ndërkombëtare
Program i zhvilluar plotësisht në gjuhën angleze
Hidh hapin e parë drejt një karriere globale në mjekësi.