West i quan fansat të “çmendur” për shkak se nuk e kuptojnë atë në lidhje me Kim - Gazeta Express
string(78) "west-i-quan-fansat-te-cmendur-per-shkak-se-nuk-e-kuptojne-ate-ne-lidhje-me-kim"

West i quan fansat të “çmendur” për shkak se nuk e kuptojnë atë në lidhje me Kim

Yjet

Gazeta Express

02/09/2022 22:21

“Ju jeni ata të çmendurit!”.

Kanye West ka sulmuar fansat për atë se “nuk e kanë kuptuar” teksa ka bërë përsëri një çik humor me Kim Kardashian dhe ka thënë se ai “nuk di çfarë të thotë se ku shkojnë fëmijët e tij në shkollë”, pas një grindje publike të tyre prindërore.

Lexo Edhe:

Kanye West ka akuzuar fansat e tij se janë “të çmendur” pasi ata “nuk e kuptojnë atë” teksa ka bërë përsëri humor me Kim Kardashian pas grindjes së tyre publike se ku duhet të shkojnë fëmijët e tyre në shkollë.

Reperi (45) ka zgjedhur Instagramin përsëri të premten (sonte) për të transmetuar vuajtjet dhe betejat e tij prindërore me yllin e Kardashians, Kim që i kërkoi atij “t’i ndalë” sjelljet e tij.

Në postimin e tij të fundit, Kanye kritikoi fansat të cilët i thanë se ai është çmendur me postimet e tij publike për ish gruan, duke thënë se “ata janë të çmendur” për atë “se nuk i kanë kuptuar” komentet e tij.

Ai pretendoi se Kim nuk i kishte thënë se ku “shkojnë në shkollë” fëmijët e tij pasi që ai kritikoi zgjedhjen e Kim për t’i dërguar katër fëmijët e tyre në shkollë – North (9), Chicago (4), Saint (6) dhe Psalm (3).

Komentet e tij të fundit vinë pas Kanye – cili ndryshoi emrin e tij në Ye – shpërndau disa mesazhe të tij personale me Kim në Instagram gjatë së enjtes. /GazetaExpress/