West Hami po planifikon ta shesë futbollistin kosovar - Gazeta Express
string(53) "west-hami-po-planifikon-ta-shese-futbollistin-kosovar"

Gazeta Express

29/05/2020 15:25

West Hami po planifikon ta shesë futbollistin kosovar

Gazeta Express

29/05/2020 15:25

Futbollisti kosovar Albian Ajeti ka dështuar ta tregojë veten në Londër dhe pritet të largohet nga West Ham United gjatë verës që vjen

West Ham Unitedi nuk e ka ndërmend ta mbajë në ekip Albian Ajetin, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mediat angleze shkruajnë se klubi i Premierligës po planifikon ta shesë sulmuesin kosovar vetëm një vit pasi e bleu nga Baseli.

Përfaqësuesit zviceran i është dhënë rasti në 11 ndeshje këtë sezon dhe ai nuk ka arritur të shënojë e as të asistojë.

Në tetë ndeshje të Premierligës, 23 vjeçari i ka bërë vetëm dy goditje, asnjërën prej tyre në portë.

Ajeti i ka bërë vetëm 15 pasime në nëntë muajt e fundit.

West Hami shpreson ta shesë futbollistin kosovar për 7-8 milionë euro.

Por, duke e parë krizën e shkaktuar nga pandemia koronavirus, është e vështirë që ndonjë klub mund ta paguajë këtë shifër. /Gazeta Express/