Wesley Clark nis dëshminë - Gazeta Express
string(25) "wesley-clark-nis-deshmine"

Lajme

Gazeta Express

17/11/2025 12:59

Wesley Clark nis dëshminë

Lajme

Gazeta Express

17/11/2025 12:59

Në Dhomat e Specializuar të Kosovës (DhSK) në Hagë, të hënën ka filluar dëshminë gjenerali, Wesley Clark në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar mban kodin 1DW-007 në këtë proces gjyqësor dhe është së bashku me përfaqësuesen e Ambasadës së SHBA-së në gjykatë pasi që është dëshmitarë për të cilin ka dhënë autorizim SHBA, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Pra, bashkë me Clark është në gjykatore edhe Terra Gerhersanem- përfaqësuesja e SHBA-së.

Parprakisht, trupi gjykues njoftoi se mbrojtja e Thacit kishte kërkuar urgjentisht ndryshimin e listës së provave materiale. Prokuroria s’e kishte ndryshuar këtë, për rrjedhojë kërkesa u pranua.