Wenger mendon se Arsenali mund ta fitojë titullin këtë sezon në Premierligë - Gazeta Express
string(75) "wenger-mendon-se-arsenali-mund-ta-fitoje-titullin-kete-sezon-ne-premierlige"

Wenger mendon se Arsenali mund ta fitojë titullin këtë sezon në Premierligë

Sport

Gazeta Express

23/09/2022 20:48

Arsene Wenger ka thënë se Arsenali ka gjasa për të fituar këtë sezon titullin e kampionit në Premierligë.

Francezi gjithashtu tha se këtë sezon nuk ka ndonjë skuadër dominuese në elitën e futbollit anglez, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Unë do të thoja se ata [Arsenali] kanë një shans të mirë këtë sezon. Unë nuk shoh ndonjë ekip super dominues në ligë. Sinqerisht mendoj se nuk ka pozitë të dobët në ekip. Ata janë lojtarë të rinj, premtues dhe kanë blerë mirë këtë vit”, tha ai në një event të organizuar për promovimin e librit të ish-zëvendëskryetarit të Arsenalit, David Dein.

“Ne ishim në top katërshe dhe pse jo përsëri? Nuk mund ta përjashtoni as faktin që ata mund të luftojnë për titullin dhe shpresojmë se mund ta bëjnë këtë”, shtoi Wenger.

“Sigurisht, ky sezon është pak i veçantë sepse ka Kupën e Botës. Nuk dihet se si kjo do të ndikojë te lojtarët dhe skuadrat. Por, në përgjithësi mendoj se kemi një mundësi të mirë”, ka deklaruar 72-vjeçari.

Kujtojmë se Arsenali titullin e fundit e ka fituar në sezonin 2003/04, kur skuadra drejtohej nga Wenger. Madje, “Topçinjtë” ishin shpallur kampionë pa e pësuar asnjë humbje.

Wenger e udhëhoqi skuadrën londineze deri në vitin 2018. /Gazeta Express/