Weber: VMRO-DPMNE të respektojë emrin kushtetues dhe marrëveshjet ndërkombëtare - Gazeta Express
string(78) "weber-vmro-dpmne-te-respektoje-emrin-kushtetues-dhe-marreveshjet-nderkombetare"

Maqedoni

Gazeta Express

23/05/2024 18:53

Weber: VMRO-DPMNE të respektojë emrin kushtetues dhe marrëveshjet ndërkombëtare

Maqedoni

Gazeta Express

23/05/2024 18:53

Manfred Weber, lider i grupit të partive Popullore në Parlamentin Evropian (EPP), kërkoi nga VMRO-DPMNE që të përdorë emrin kushtetues të shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këtë e ka theksuar Weber përmes një postimi në rrjetin social “X”.

“Udhëheqja e VMRO-DPMNE-së duhet të respektojë plotësisht dispozitat detyruese të Marrëveshjes së Prespës dhe të përdorë në vazhdimësi emrin “Maqedonia e Veriut”. Respektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është një parakusht bazë për ne si PPE. Përndryshe, Evropa nuk mund të funksionojë dhe BE-ja nuk do ta pranojë këtë”, thuhet në postimin e Weber.

Lexo Edhe:

VMRO-DPMNE është anëtare e Partisë Popullore Evropiane. EPP është grupi politik më i madh dhe më me ndikim në Bashkimin Evropian dhe pothuajse të gjitha partitë kristiandemokrate nga vendet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate janë anëtarë të saj.

Në mars të këtij viti, partia e Hristijan Mickoskit mori pjesë në kongresin e PPE-së që u mbajt në Bukuresht.