Weber pret marrëveshje për ekonomi dhe investime, por thotë se në Shtëpinë e Bardhë edhe ndryshimi i kufijve është në lojë - Gazeta Express
string(122) "weber-pret-marreveshjee-per-ekonomi-dhe-investime-por-thote-se-ne-shtepine-e-bardhe-edhe-ndryshimi-i-kufijve-eshte-ne-loje"

Albioneta Ademi

18/06/2020 12:21

Weber pret marrëveshje për ekonomi dhe investime, por thotë se në Shtëpinë e Bardhë edhe ndryshimi i kufijve është në lojë

Albioneta Ademi

18/06/2020 12:21

Sipas analistit gjerman, Bodo Weber, janë dy marrëveshje të mundshme, që mund të arrihen në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë. E para është një marrëveshje me fokus në ekonomi, ashtu siç po thotë ambasadori Grenell.

Nën patronazhin e Administratës Trump, në Shtëpinë e Bardhë, Kosova e Serbia do t’u kthehen negociatave, pritjet për të cilat janë më të mëdha, marrë parasysh angazhimin e SHBA-së dhe njeriut të Trumpit, Richard Grenell, i cili tashmë ka vetëm një punë: dialogun Kosovë – Serbi.

Lexo Edhe:

Formati i takimit të caktuar nga Richard Grenell, emisar i presidentit amerikan Donald Trump, nuk është akoma i qartë. Ai vetëm ka njoftuar e përsëritur disa herë se Amerika është e interesuar t’i japë zgjidhje ekonomike problemit të Kosovës dhe Serbisë. Ekonomia, sipas burimeve të Gazetës Express, pritet të jetë baza e takimit të 27 qershorit.

Analisti gjerman, Bodo Weber, në disa përgjigje dhënë Expressit, ka treguar se nëse do të ketë ndonjë marrëveshje në takimin në Shtëpinë e Bardhë, atëherë ka dy-tri opsione se si ajo mund të duket.

“Duke gjykuar nga fakti që, anash nga vetë Grenelli, dhe mbase edhe Presidenti Hashim Thaçi – i cili ka treguar afërsi prapa skenave dhe totalisht e ka privatizuar bashkëpunimin me Grenellin, që shumë ngjason me lidhjen e tij të mëhershme me ish-ndërmjetësuesen e BE-së në dialog,  Federcia Mogherinin – askush nuk duket se e di çka do të diskutohet saktë në Shtëpinë e Bardhë. Pastaj, duke u nisur nga deklaratat kontradiktore të Grenellit dhe Thaçit, Thaçit dhe kryeministrit Hoti, Prishtinës dhe Beogradit për negociatat, secili do të befasohej nëse ndonjë marrëveshje do të mundë të arrihej më 27 qershor. Megjithatë, teorikisht, janë dy apo tri marrëveshje”, ka thënë Weber.

Analisti gjerman beson se opsioni i parë i një marrëveshjeje do të ishte ajo që po e thotë Grenelli vazhdimisht, pra marrëveshje ekonomike dhe me fokus në investime për Kosovën dhe Serbinë. Por, Weber dyshon se një marrëveshje e tillë do të zbatohej.

“E para, që Grenell po e flet të vërtetën dhe do të fokusohet njëmend në ekonomi, duke lënë anash politikën, çështjen e statusit. Në këtë rast, ne do të mund të merrnim një marrëveshje simbolike, një fotografi të mirë për Grenellin dhe Trumpin, që për të parin do të ishte një tjetër shtytje në karrierë, e për të fundin do të ishte një shtytje e vogël për PR dhe fushatën e tij. Ndërkaq, përtfitimi praktik dhe zbatimi i saj do të jetë në pikëpyetje. Sepse, ne kemi mësuar nga dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që cështjen ekonomike nuk mund të ndahen nga ato politike dhe progresi do të jetë i mundur vetëm kur të krijohet atmosfera e bashkëpunimit mes Prishtinës dhe Beogradit, kur Beogradi detyrohet ta pranojë që e ka humbur Kosovën –ashtu siç kancelarja Angela Merkel kishte vendosur kornizat e dialogut në vitin 2012-2013”.

Emisari i Trumpit, i cili është duke u marrë intesivisht me dialogun Kosovë – Serbi, ka mohuar secilin spekulim që e lidhnin atë me idenë e ndryshimit të kufijve, duke thënë se kurrë nuk përkrahur asnjëherë diçka të tillë e madje se as nuk i është propozuar.

Megjithëkëtë, analisti gjerman akoma e sheh këtë si opsion të mundshëm për të arritur marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Opsioni i dytë është një ndryshim i shpejt dhe falso u kufijve, i mohuar nga Grenelli, por kurrë i përjashtuar nga administrata Trump. Një marrëveshje e tillë do të ishte përmbyllje e projektit dyvjeçar të Thacit e Vuciqit, të nisur nën “BE”, nën lidershipin e Mogherinit, e cila nuk kujdesej për parime politike dhe pasoja, duke u bartur te SHBA’ja, nën udhëheqjen e Grenellit, i cili është baraz injorues i parimeve dhe vlerave liberaldemokate dhe është bota liberale që krijoi bazën për Perëndimin që ta përkrahin pavarësinë e Kosovës, – në kufijtë ekzistues – si e vetmja zgjidhje e zbatueshme e statusit të Kosovës”, ka thënë ai.

Weber thotë se një marrëveshje e tillë “do të ishte në kundërshtim me qëndrimet e Qeverisë së tanishme dhe do të ishte dorëzim i tërësishëm i interesave të shtetit”.

Në fund, analisti gjerman thotë se është Evropa ajo që bart pasojat e destabizimit të Ballkanit nga ndonjë lëvizje e kufijve, e jo ambasadori Grenell apo shefi i tij.

Ndryshe, në Shtëpinë e Bardhë, më 27 qershor do të negociohet mes Kosovës dhe Serbisë, nën mbikëqyrjen e Administratës së Trumpit.

Akoma nuk është bërë i ditur formati i negociatave, megjithatë pritet që në Ëashington, nga pala kosovare të udhëtojnë Presidenti Thaci dhe Kryeministri Hoti. /Express/