“We have to move”– tha Albin Kurti para gazetarëve dhe në përpjekje për t’iu shmangur pyetjeve, në një moment harroi ta përshëndes zyrtarin evropian Alessandro Bianciardi…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me ministren në detyrë, Artane Rizvanolli, mori pjesë në renovimin e katër ndërtesave banesore sociale, në kuadër të projektit të zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë.
Në këtë ngjarje, mori pjesë edhe Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë, meqë projekti është financuar 90% nga Bashkimi Evropian dhe 10% nga komuna e Prishtinës.
Kurti, në përpjekje për t’iu ikur gazetarëve, në një moment harroi t’ia zgjas dorën mysafirit të rëndësishëm evropian, të cilët kanë dhënë mbi 1 milion euro për këtë projekt.
Në momentin kur Kurtit fillojnë t’i bëjnë pyetje gazetarët, ai thotë se duhet të largohet dhe të njëjtën e thotë edhe në anglisht: “Ëe have to move” dhe vërehet momentin kur ia kthen shpinën mysafirit Bianciardi.
Më pas, Kurti përmirëson gabimin dhe kthehet që ta përshëndes zyrtarin evropian.
Për projektin mbi 1 milionësh
Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë theksoi se vetëm për dy ndërtesa sociale në Prishtinë janë investuar rreth 650 mijë euro, nga të cilat 90% nga BE-ja dhe 10% nga Komuna e Prishtinës. Ai tha se projekti ka mundësuar izolim termik, dritare të reja me efiçiencë energjetike, sistem ndriçimi, përmirësim të hapësirave të përbashkëta dhe zëvendësim të derës hyrëse.
“Projekti për këto dy ndërtesa sociale në Prishtinë, të cilat u financuan përmes paketave të mbështetjes energjetike të BE-së. Rinovimi i plotë i këtyre dy ndërtesave kushtoi rreth 650,000 euro, dhe 100 familje në nevojë sociale kanë përfituar nga ky investim. Investimi, siç e dëgjuat, financohet 90% nga Bashkimi Evropian, dhe bashkëfinancohet 10% nga Komuna e Prishtinës, dhe u zbatua nga Fondi për Efiçiencë të Energjisë i Kosovës. Ky projekt është pjesë e paketës së mbështetjes energjetike që u hartua së bashku me qeverinë dhe Fondin për Efiçiencë të Energjisë në fillim të vitit 2023. Projekti, siç mund të shohim, instaloi izolimin termik të ndërtesës, dritare të reja me efiçiencë energjetike, sistem ndriçimi, ka përmirësuar hapësirat e përbashkëta të ndërtesës, dhe është zëvendësuar edhe dera hyrëse. Jam i lumtur që paketa e mbështetjes energjetike po mundëson një investim kaq të rëndësishëm për përfitimin e qytetarëve, duke avancuar njëkohësisht tranzicionin energjetik të Kosovës”, tha ai. /Nacionale