Wayne Rooney i ka bërë thirrje Manchester Unitedit që ta emërojë përfundimisht Michael Carrickun si trajner të ekipit.
Fitorja 3-1 ndaj Aston Villës në “Old Trafford” të dielën e ka çuar Unitedin në vendin e tretë në Premierligë.
Që kur u emërua trajner deri në fund të sezonit në janar, Carricku ka udhëhequr skuadrën drejt shtatë fitoreve në nëntë ndeshje.
Rooney beson se klubi nuk duhet të kërkojë një trajner tjetër.
“100% ai duhet ta marrë punën. E njoh shumë mirë Michael Carrickun, karakterin dhe personalitetin e tij. Skuadra kishte nevojë për qetësi dhe për dikë që e njeh klubin. Lojtarët kishin nevojë për besim dhe ai ua ka dhënë këtë,” tha ai.
Carricku ndërkohë nuk deshi të komentojë shumë për të ardhmen e tij.
Ai theksoi se është i fokusuar vetëm te ndeshja e radhës kundër Bournemouthit dhe se po përpiqet të bëjë më të mirën në rolin aktual./GazetaExpress/