string(74) "washington-post-bukoshi-kryeministri-qe-dinte-rrugen-e-clirimit-nga-serbia"

OP/ED

Gazeta Express

11/06/2025 7:56

Washington Post: Bukoshi, kryeministri që dinte rrugën e çlirimit nga Serbia

OP/ED

Gazeta Express

11/06/2025 7:56

Richard Cohen, 16 qershor 1999

Nëse keni qenë lexues i zellshëm i gazetave, atëherë do të dini se (1) askush nuk e fitoi luftën në Jugosllavi, (2) në fakt, serbët e fituan, (3) jo, NATO e fitoi duke qëndruar e bashkuar, dhe (4) Bill Clinton e fitoi, sepse tha që bombardimi do të funksiononte dhe ashtu ndodhi. Në fakt, të gjitha këto pohime janë më shumë ose më pak të vërteta, por nëse dëshironi ta dini kush është fituesi i vërtetë, ajo është Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ajo e fitoi luftën dhe, si rezultat, vetë Kosovën.

Mund të thoni ç’të doni për UÇK-në, por ajo ka qenë akteri i vetëm në dramën aktuale të Ballkanit i cili që nga fillimi e ka ditur saktësisht se çfarë donte dhe si ta arrinte cakun. Në maj të vitit 1998, fola në Stamboll me një udhëheqës të UÇK-së. Kartëvizita e tij thoshte se ishte kryeministri i Republikës së Kosovës dhe ishte mjek i quajtur Bujar Bukoshi. Në atë kohë, Kosova ishte nën kontrollin serb dhe mezi mund të quhej republikë. Bukoshi tha që gjithçka do të ndryshonte. Ai i ka qëndruar besnik fjalës së tij.

UÇK-ja kishte një plan të thjeshtë, por efektiv. Ajo do të vriste policët serbë. Serbët do të hakmerreshin, në stilin ballkanik, me kundërmasa të gjera dhe ndonjëherë masakra. Perëndimi do të tronditej gjithnjë e më shumë, deri në pikën që – më në fund – do të merrte masa siç bëri në Bosnjë. Në thelb, Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Europës do të shkonin në luftë në anën e UÇK-së.

Kjo funksionoi.