Wanda Nara po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së të gjithëve.
Bashëshortja e Mauro Icardit ditë më parë u pa duke bërë skena të nxehta me një të panjohur në një diskotekë në Ibiza.
Por, bukuroshja argjentinase nuk u ndal me kaq, shkruan “Gazeta Express”.
Ajo së fundmi është shfaqur përvëluese, duke dalë “topless” në plazhin e qytetit bregdetar spanjoll.
Menaxherja e sulmuesit të Paris Saint-Germainit po merrte diell në “Balearic Island”, i cili njihet si një ishull ku ka atmosferë dhe ndeja të çmendura.
Ajo shihet në fotografi duke e mbuluar gjoksin me duar, ndërsa një person e ka fotografuar atë derisa qëndronte në ujë.
Wanda e ka një profil të fuqishëm në rrjetet sociale, duke qenë e ndjekur nga 13,6 milionë euro. /Gazeta Express/