Wanda Nara "e harron” Icardin, shton dyshimet për një lidhje të mundshme me yllin e PSG-së - Gazeta Express
string(87) "wanda-nara-e-harron-icardin-shton-dyshimet-per-nje-lidhje-te-mundshme-me-yllin-e-psg-se"

Futboll

Gazeta Express

25/06/2025 8:21

Wanda Nara “e harron” Icardin, shton dyshimet për një lidhje të mundshme me yllin e PSG-së

Futboll

Gazeta Express

25/06/2025 8:21

Ndërsa procesi i divorcit të saj me Mauro Icardin vijon të jetë i ndërlikuar dhe shpesh i komentuar në publik, Wanda Nara duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj personale – edhe pse e mban të fshehtë identitetin e protagonistit të ri.

Gjatë një telefonate me emisionin argjentinas Tarde de Tertulia, showgirl-i dhe menaxherja argjentinase pranoi se po komunikon me një futbollist që është aktualisht i angazhuar në Kupën e Botës për Klube.

“Kur zgjohem, kam shumë mesazhe në WhatsApp,” tha ajo me një buzëqeshje domethënëse.

“Po e ndjek Kupën e Botës për Klube, por në një mënyrë të veçantë. Po flas me një djalë që luan atje. Kush është ai? Nuk do ta zbuloni kurrë.”

Deklarata e Wandës ndezi menjëherë rrjetet sociale dhe fansat nisën të bëjnë hamendësime për identitetin e futbollistit misterioz, përcjell tch.

Disa ndjekës spekuluan se ai mund të jetë një lojtar i Paris Saint-Germain, sidomos pasi Wanda është parë në Mynih gjatë finales së Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, ajo ka mohuar më herët zërat që e lidhin me Achraf Hakimin, duke shtuar edhe më shumë mister mbi identitetin e personit në fjalë.

Për momentin, Wanda Nara po shijon vëmendjen e mediave dhe interesin e publikut, ndërsa emri i futbollistit mbetet një enigmë – të paktën deri në një “rrëfim” të ardhshëm.