Walker me dy porosi pas takimit me Albin Kurtin - Gazeta Express
string(47) "walker-me-dy-porosi-pas-takimit-me-albin-kurtin"

Walker me dy porosi pas takimit me Albin Kurtin

Gazeta Express

14/01/2020 12:16

Ka përfunduar para pak minutash edhe takimi i ish-ambasadorit të OSBE-së, William Walker, dhe kreut të LV-së, Albin Kurti.

Walker pas takimit me Kurtin ka dhënë mesazh për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.

Lexo Edhe:

“Porosia ime ishte: ngutuni dhe bëjeni, kjo ishte”, ka thënë Walker.

Tutje ish-ambasadori ka thënë se ndarja e posteve nuk duhet të jetë një pengesë për arritjen e një koalicioni.

Sipas Walker-it, ndarja e pozitave i takon sistemit të vjetër të të bërit politikë.

Ish-ambasadori dje gjatë ditës ka vizituar edhe zyrat e LDK-së ku është takuar me krerët e partisë që drejtohet nga Isa Mustafa.

Përveç Walker-it, dje në zyrat e LDK-së ka qëndruar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett. /Express/