Kyle Walker thotë se fitimi i Ligës së Kampiomëve me Milanin do të ishte një “ëndërr e bërë realitet” dhe i ka bërë me dije shtypit italian se nuk ka asnjë pendesë që i është bashkuar “Rossonerëve”, edhe kur Milani po mposhtej 2-1 nga Parma në “San Siro” të dielen.
Anglezi iu bashkua Milanit në formë huazimi, por me mundësi blerje në fund të sezonit, me marrëveshjen që u zyrtarizua të premten, derisa këtë të hënë ai është paraqitur për herë të parë para mediave.
Ai ishte në tribuna për ndeshjen ndaj Parmas në fundjave dhe mund të debutojë me ekipin qysh në derbin “Derby della Madonnina” ndaj Interit këtë javë.
Duke folur për herë të parë para mediave që nga kalimi i tij në Itali, Walker spjegoi pse ai mori vendimi për t’iu bashkuar Milanit, derisa kishte oferta të tjera.
“Natyrisht që unë fola me Zlatan Ibrahimovic, ai më spjegoi disa gjëra të ndryshme, dhe më tha për gjërat e mëdha që klubi synon t’i arrijë. Kemi folur rreth Superkupës së Italisë, që ishte një nisje e mirë. Në ligë nuk është diçka perfekte, por ka ende mundësi në Ligën e Kampionëve”, tha ai fillimisht.
“Unë shpresoj që të kontribuojë me përvojën dhe lidershipin tim që të ndihmoj MIlanin të kthehet aty ku duhet të jetë”, shtoi anglezi.
“Fitimi i Ligës së Kampionëve do të ishte një ëndërr e bërë realitet, e kam provuar në një finale të madhe me Cityn”, tha Walker.
Walker u përgjigj edhe kur u pyet nëse ka ndonjë bonus të madh, në rast se Milani e fiton Ligën e Kampionëve.
“Nuk ka ndonjë ndryshim, bonusi i vërtetë është fitimi i Ligës së Kampionëve. Unë luaj futboll përshkak të pasionit dhe unë dua të fitoj te Milani”, tha ai.
Kur u pyet nëse di ndonjë gjë rreth Serie A-së dhe futbollit në përgjithësi në Itali, Walker tha: “Ka shumë ekipe të mëdha si Milani, Juve, Interi, ekipe që duan gjithmonë të fitojnë”.
“Koha ime në Premierligë ka qenë pozitive, dhe tani kam ardhur në një ekip të madh. Kam folur tashmë me disa lojtarë, është shumë mirë për mua të jem në Serie A”, përfundoi ai./GazetaExpress/
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...