Raportuesi për Maqedoninë e Veriut, eurodeputeti Thomas Waitz ka bërë të ditur se me shumicë të gjerë është miratuar raporti për Maqedoninë e Veriut në Komisionin për Punë të Jashtme pranë Parlamentit Europian, përcjell TV21.
Waitz thotë se Maqedonia e Veriut i përket BE-së.
“Sot miratuam në Komisionin për Punë të Jashtme raportin e parë për Maqedoninë e Veriut që nga viti 2022. Jam krenar për gjithë punën e palodhur që u bë për të arritur kompromise, në mënyrë që të miratojmë këtë raport të balancuar me një shumicë të gjerë politike. BE-ja duhet të qëndrojë e bashkuar me fqinjët e saj në këtë situatë të vështirë gjeopolitike. Maqedonia e Veriut i përket BE-së. Pas 20 vitesh negociata, duhet ta ruajmë këtë vrull pozitiv për të avancuar më tej procesin e zgjerimit”, deklaroi Waitz.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...