Wadephul: Duhet t’i japim një shtysë të re zgjerimit për Ukrainën, Moldavinë dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor - Gazeta Express
string(108) "wadephul-duhet-ti-japim-nje-shtyse-te-re-zgjerimit-per-ukrainen-moldavine-dhe-shtetet-e-ballkanit-perendimor"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 6:59

Wadephul: Duhet t’i japim një shtysë të re zgjerimit për Ukrainën, Moldavinë dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 6:59

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul tha në Zagreb se Kroacia mund të shërbejë si “urë” për avancimin e anëtarësimit të Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, duke theksuar se procesi nuk është thjesht teknik, por edhe gjeopolitik. Kosova sipas tij, konsiderohet kandidat potencial, por ende nuk ka datë për anëtarësim.

Procesi i pranimit në BE për Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën nuk po përparon. Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul dëshiron ta nxisë procesin e zgjerimit të BE me këto vende. Ai beson se Kroacia ka një rol kyç për të luajtur në këtë drejtim, shkruan Deutsche Welle shqip. 

“Tani duhet t’i japim një shtysë të re zgjerimit për Ukrainën, Moldavinë dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha politikani i CDU-së gjatë një takimi me homologun e tij Gordan Grlić Radman në kryeqytetin kroat, Zagreb. “Shpresoj që Kroacia të luajë një rol aktiv dhe vendimtar si një shoqëruese”, shtoi ai.

Wadephul: Anëtarësimi në BE gjithmonë çështje gjeopolitike

Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi konsiderohet më i përparuari në procesin e pranimit në BE, por nuk është caktuar ende një datë për pranimin e tij. BE ka zhvilluar negociata pranimi me Malin e Zi dhe Serbinë që nga viti 2012 dhe 2014. Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut filluan në vitin 2022. Bosnja dhe Hercegovina ka statusin e kandidatit për pranim, por ende nuk ka filluar negociatat. Kosova është një kandidat potencial për pranim.

Anëtarësimi në BE nuk është një proces thjesht teknik, por edhe një çështje gjeopolitike, tha Wadephul. “Fqinjët tanë nuk duhet t’ia lëmë autokratëve që kërkojnë të ushtrojnë ndikimin e tyre përmes dezinformimit dhe korrupsionit ose të na fusin në varësi të reja”, paralajmëroi ai, pa përmendur vende si Rusia dhe Kina. Krahas procesit të zgjerimit, BE duhet të reformohet nga brenda për të qenë në gjendje të përballet me sfidat gjeopolitike si një Bashkim i aftë dhe i konsoliduar demokratikisht.

Urë për Ballkanin Perëndimor

Kroacia është e domosdoshme për procesin e zgjerimit, tha Wadephul. “Ju i dini vështirësitë e procesit të pranimit nga përvoja juaj. Kjo ju bën një urë midis Ballkanit Perëndimor”. Kroacia ka rol “thelbësor që Evropa të vazhdojë të rritet, jo vetëm në aspektin e anëtarësimit, por edhe në forcë, kohezion dhe ndikim”. Kroacia ishte vendi i fundit që iu bashkua Bashkimit Evropian, në mesin e vitit 2013, dhe është gjithashtu anëtare e NATO-s.

Ministri i Jashtëm kroat Radman deklaroi se vendi i tij po merrte pjesë aktive në procesin e negociatave të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne nuk duam të shohim ndikim të palëve të treta mbi këto vende. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës; ata i përkasin gjeopolitikisht dhe gjeostrategjikisht BE”, theksoi Radman, raporton DW.