VW, prezanton supermakinën e re - Gazeta Express
string(30) "vw-prezanton-supermakinen-e-re"

VW, prezanton supermakinën e re

Gazeta Express

13/02/2020 21:00

Modeli i ri i Volkswagen Arteonit, Shooting Brake është spiunuar për herë të parë gjatë testimit.

Ky model fillimisht është prezantuar në 2018-ën ndërsa modeli final i tij pritet të zbulohet zyrtarisht gjatë këtij viti, transmeton Koha.net.

Lexo Edhe:

Arteon Shooting Brake është identik me modelin saloon nga para ndërsa ka nga pas është karavan me drita të reja të përditësuara.

Në 2017-ën, shefat nga Volkswagenit thonin se Arteoni i ri do të ishte më i madh e me motor më të fuqishëm me gjashtë cilindra, megjithatë ky model duket të jetë më ekonomik e pritet që të përdorë motorin hibrid me 215 kuajfuqi, ashtu sikurse Skoda Superb iV.

Vargu tjetër i motorëve të Arteonit do të jenë të njëjtë sikurse me modelin estate.

Modeli fillestar do të jetë ai 2.0 litërsh me katër cilindra me naftë që prodhon 148 kuajfuqi si dhe ai me benzinë 2.0 litërsh që prodhon 268 kuajfuqi, e që të dy do të kenë sistemin me të gjitha rrotat aktive si dhe marshet automatike me shtatë shpejtësi.