VV tha se PZAP i ndërroi afatet për rivotimin me postë, përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ'së - Gazeta Express
string(99) "vv-tha-se-pzap-i-nderroi-afatet-per-rivotimin-me-poste-pergjigjet-drejtori-i-sekretariatit-te-kqzse"

Lajme

Gazeta Express

10/03/2025 11:26

VV tha se PZAP i ndërroi afatet për rivotimin me postë, përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ’së

Lajme

Gazeta Express

10/03/2025 11:26

Drejtori i Sekretariatit të KQZ’së, Besnik Buzhala, tha se janë të gatshëm që sot të nisin  rinumërimin e kutive të votimit nëse KQZ merr vendim për rinumërim.

Ndërsa sa u përket vlerësimit të kutive të votimit jashtë Kosovës që janë 177 gjithsej, Buzhala tha se po presin afatin e ankesave në Supreme.

“Nesër mund të fillojmë me hapjen e 177 kutive me qëllim vlerësimin e fletëvotimeve të pavlefshme në përputhje me vendimin e PZAP’së, ose më së voni të mërkurën në mëngjes”, tha ai.

E sa i përket vendimit të PZAP’së për refuzimin e ankesës së VV’së për anulimin e fletëvotimeve me postë dhe rivotimin përmes postës, Buzhala ka thënë se afati ka nisur më 4 mars në ora 16:00, që i bie se ka përfunduar në orën e njëjtë të 6 marsit.

“Është e vërtetë që unë me datën 5 mars në ora 21:03 e kam dërgu një e mail ku e kam njoftu gjithë KQZ’në që ka përfundu i gjithë procesi i numërimit në QKN. Po ashtu ka një njoftim në uebfaqen e KQZ ku thuhet se procesi i numërimit të fletëvotimet nga votimi me postë ka përfunduar më 4 mars në ora 16:00. Dhe me rastin e marrjes së vendimit nga PZAP, PZAP i është referuar këtij njoftimi që është në uebfaqe”, tha ai.

VV në një komunikatë i referohej datë 5 mars, ora 21:00.

“KQZ zyrtarisht ka njoftuar se më datë 5 mars 2025, ora 21:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit, dhe se afati i ankesave prej 48 orësh fillon të rrjedhë nga ky moment.”/GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement