string(112) "vv-te-osmani-me-propozimin-qe-zgjedhjet-lokale-dhe-ato-te-jashtezakonshme-te-mbahen-pernjehere-haxhiu-ide-e-imja"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 15:04

VV te Osmani me propozimin që zgjedhjet lokale dhe ato të jashtëzakonshme të mbahen përnjëherë, Haxhiu: Ide e imja

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 15:04

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, tha se në takimin e sotëm me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka ftuar në takim përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale është diskutuar edhe ideja që të mbahen dy palë zgjedhje.

“Ishte një ide që të vazhdojmë t’i shpallim të dyja edhe ato të jashtëzakonshme bashkë me ato lokale. Qëndrimi jonë është për. Për ne është e rëndësishme që të konstituohet Kuvendi”, tha Haxhiu, duke u ankuar se edhe pas të 18-ës herë s’ka kuorum për votimin e një Komisioni për votim të fshehur.

Haxhiu tha se ideja ishte e saj, por tha se qëndrimi i Vetëvendosjes është “konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë”.

“Ideja ishte e imja. Unë isha shumë e vullnetshme që të diskutojmë edhe për këtë. Por duhet konstituim dhe shpërndarje e Kuvendit e që për këtë duhet marrëveshje politike”./Express/

aaaaa