Kryesuesi i seancës së Kuvendit, Avni Dehari, ka nisur seancën duke kërkuar nga partitë që s’kanë propozuar anëtarë për komisionin për të organizuar votimin e fshehtë për të propozuar nga një përfaqësues, shkruan Express.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka dalë në foltore dhe ka kërkuar nga Dehari që të mos bie pre e presionit të partisë dhe të mos e shkel Kushtetutën.
“I nderuar kryesues iu ftoj që përkundër presionit që e keni nga partia që i takoni mos u bëni pjesë e shkeljes ligjore”, ka thënë Krasniqi
“Mos e shkelni Kushtetutën, mos e bëni cirk këtë Kuvend”, ka shtuar tutje Krasniqi