Deputetja e VV-së Donika Gërvalla është prononcuar për media pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se partitë e ish-opozitës po frikësohet nga Qeveria Kurti 3, frikë e cila sipas saj është shpërfaqur gjatë muajve të fundit.
Ajo ka thënë folur edhe për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale duke thënë se diçka e tillë ‘’ duhet të ndodhë, dhe nuk do të guxojë të ndodh’’.
‘‘Edhe sot ishim dëshmitarë të një farse të vërtetë, përsëri edhe një kandidat, edhe një bllokim, edhe një dështim në konstituimin. Është shumë e qartë se bllokimi nuk lidhet me emra të përveçëm, bllokimi lidhet me mosgatishmërinë e opozitës për të shkuar në një fazë të re. Frika e opozitës nga qeveria Kurti 3, është shpërfaqur hapur gjatë ditëve, javëve dhe muajve të fundit dhe nuk ka më asnjë arsyetim që mudn të bind cilindo qytetar që qenka çështja për emra të përveçëm. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, e cila nuk është një parti serbe por është një parti e cila synimin e saj e ka zhbërjen e Republikës së Kosovës, një parti e tillë nuk e ka vendin në kuvend, nuk e ka vendin në udhëheqje komunale, dhe prandaj jemi këmbëngulës që certifikimi i saj dhe lejimi i saj në këto zgjedhje komunale nuk duhet të ndodhë, dhe nuk do të guxojë të ndodh. Unë nuk dua të paragjykojë PZAP, por do ta konsideroja një gabim të madh nëse Lista Serbe certifikohet këto zgjedhje. Më falni a jeni zëdhënëse e PDK-së apo keni ndonjë pyetje si gazetare për mua’’, ka thënë ajo. /GazetaExpress