Lëvizja Vetëvendosje do të jetë bashkë me tri parti të tjera në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Partia e Albin Kurtit edhe në këto zgjedhje nuk do t’i hyjë garës e vetme.
Lajmin për koalicionin parazgjedhor të VV-së me tri parti të tjera e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK)”, konfirmoi zëdhënësi Elezi për Gazetën Express.
Tutje, Elezi deklaroi se deri më tani (e diel, 30 nëntor 2025, ora 20:30) 17 subjekte politike kanë plotësuar formularin e certikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili është i ngjashëm me formularin e proceseve të kaluara zgjedhore.
SUBJEKTET POLITIKE APLIKUESE:
“Koalicionet:
1. Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;
2. Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe
3. Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Partitë politike:
4. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;
5. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:
6. Kosovaki Nevi Romani Partia;
7. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;
8. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
9. KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;
10. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;
11. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;
12. SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;
13. SRPSKA LISTA;
14. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;
15. FJALA;
16. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;
17. LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK).
Afati për partitë politike për deklarim të koalicioneve dhe mospjesëmarrjes në zgjedhje, 24 nëntor – 30 nëntor 2025:
Deri më tani (e diel, 30 nëntor 2025, ora 20:30), KQZ, respektivisht Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike është njoftuar për formimin e 3 koalicioneve për pjesëmarrje në zgjedhje, si në vijim:
1. Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;
2. Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe
3. Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Po ashu, më 30 nëntor përfundon afati edhe për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën, se nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje.
Afati për dorëzimin e listës së kandidatëve të subjekteve politike, 24 nëntor – 7 dhjetor:
Deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që aplikojnë për certifikim, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, pohoi Elezi.
Ndryshe, Elezi sqaroi se sot (e diel, 30 nëntor 2025, në ora 23:59) përfundojnë afatet e periudhave të ndryshme për subjektet politike lidhur me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Këto afate janë si në vijim:
– “Afati për subjektet politike për aplikim për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje;
– Afati për partitë politike për deklarim të koalicioneve; dhe
– Afati për partitë politike për njoftim të mospjesëmarrjes në zgjedhje”, tha ai.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...