Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se partia nuk është tërhequr nga propozimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Deklarimi i deputetit nga Prishtina erdhi në kohën kur kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti po takohet me Memli Krasniqin e PDK-së për të zhbllokuar ngërçin e krijuar në kuvend.
Para se të hynte në Kuvendin e Kosovës për pjesëmarrje në seancën konstituive të enjten, Bajqinovci tha se shpreson në zhbllokim.
“Shpresoj të zhbllokohen institucionet. Po e shohim që LDK ka qëndrim kundër, duke e ditur se nuk ka lider të takohet. Nuk ka asnjë mundësi të ketë takim me Kuritn, për të zhbllokuar institucionet”, tha ai.