Në emisionin Pressing në T7 po diskutohet për bllokadën institucionale të krijuar tash e sa muaj.
Përparim Gruda nga PDK thotë se VV’ja nuk ka bërë asnjëherë opozitë, pasi sipas tij, opozitarizmi nuk bëhet me shkelje të ligjit, dhunë e vepra penale.
Ai shton se është e vetja opozitë në botë që i kërkohet nga pushteti që t’ia vazhdojë mandatin.
“VV’ja ka bërë shkelje të ligjit, dhunë, vepër penale cka dush thuj, ajo nuk është opozitë. Na jemi opozita e vetme në Evropë, që i lypet prej pushtetit, paturpësisht me ja vazhdu mandatin, a unë me kolegët e mi, kemi dalë në krejt Kosovën, kemi thënë: hajde me votu, me rrëzu Kurtin, e krejt.
Na jemi në një situatë, kur e kemi blloku në fillim formimin e komisionit, në tri seanca, masandej e kemi gjet një solucion, kemi thënë duhet me evidentu një proces verbal, që me nau dasht nesër në Gjykatë..”, tha ai.
Ndërsa, analisti Dibran Hoxha i thotë që t’i përdorin mjetet që i kanë për rrëzimin e qeverisë nga ekzekutivin, duke theksuar se VV’ja nuk e kontrollon Gjykatën Kushtetuese.
“Unë po pajtohem, që as Zolla as gazi as dhuna nuk janë mjete për me bo opozitarizëm. Ju shumë mirë po thoni që na e kemi qit një lloj vegze, që mas votmimit të komisionit për verifikimin e mandateve, me u evidentu në proces verbal, për me hek prej ekzekutivit, pse nnuk po e përdorni?
Ata kanë me tentu pafundësisht me ju thon që na jemi legjitim, dhe duhet me qeverisë, ju duhet me i përdor mjete që i keni në dorë. VV’ja nuk e kontrollon Gjykatën Kushtetuese”, tha Hoxha.