VV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian - Gazeta Express
string(61) "vv-nis-fushaten-ne-gjakove-kurti-orientimi-yne-eshte-evropian"

Zgjedhjet

Gazeta Express

11/01/2025 21:37

VV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

Zgjedhjet

Gazeta Express

11/01/2025 21:37

Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Alternativën dhe partinë Guxo e ka hapur fushatën zgjedhore përmes një tubimi elektoral në Gjakovë.

Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Albin Kurti, ka thënë se “dinë dhe duan” ndryshimin.

Lexo Edhe:

“Me neve në Qeveri, partnerja kryesore tregtare është Shqipëria dhe orientimi ynë është evropian dhe euro – atlantik. Ne Kosovës ia shtojmë zhvillimin e ia heqim korrupsionin, ia heqim mjerimin e ia shtojmë prodhimin, ia shtojmë drejtësinë e ja heqim krimin dhe ja shtojmë barazinë e ja heqim varfërinë”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka thënë se si koalicion LVV, Alternativa dhe Guxo janë ballëhapur para qytetarëve me të arriturat e qeverisjes katërvjeçare, e që sipas tij e kanë rritur ekonominë, e kanë ngritur demokracinë, e kanë shpërndarë mirëqenien dhe kanë bërë të paprekshme sigurinë. Kurti tha se 110 kandidatët e listës së tyre janë njerëz të ndershëm e profesionistë, të guximshëm e punëtorë, sepse, sipas tij, pas 9 shkurtit e tillë duhet të jetë edhe qeveria.

Të pranishmëve iu adresuan edhe liderja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila dhe ajo e Guxos, Donika Gërvalla Schwarz.