VV në Pejë zgjedh kandidatët për deputetë, mungon Rozeta Hajdari - Gazeta Express
string(63) "vv-ne-peje-zgjedh-kandidatet-per-deputete-mungon-rozeta-hajdari"

VV në Pejë zgjedh kandidatët për deputetë, mungon Rozeta Hajdari

Lajme

Gazeta Express

13/01/2021 23:58

Dega e Vv’së në Pejë ka zgjedhur tri kandidatë që do të marrin pjesë në listën e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Në listë mungon ish-ministrja Rozeta Hajdari.

“Sot konform rregulloreve dhe statutit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! u mbajt Mbledhja Zgjedhore e Këshillit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë, në të cilën u votuan kandidatët për t’u futur në listën për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka shkruar qendra e Vv’së në Pejë në profilin zyrtar.  

Lexo Edhe:

Kandidatët e përzgjedhur nga Këshilli i Qendrës së në Pejë janë:

Fatmire Mulhaxha Kollçaku

Besnik Zeqiraj

Jeton Lajqi

VV ka zgjedhur listën e kandidatëve për deputetë në shumë degë të saj ndërkohë që mungojnë emra sikur Hekuran Murati, Rozeta Hajdari, Hajrullah Çeku etj…

Gjithsesi këta kandidatë ende mund të zgjidhen në listë nga Këshilli Qëndror i VV’së së bashku me Kryesinë e VV’së. /Express/