VV në mbrojtje të shkeljes që bëri, sulmon Kushtetuesen: Dhjetra ligje reformuese e me interes për vendin i ka bllokuar - Gazeta Express
string(117) "vv-ne-mbrojtje-te-shkeljes-qe-beri-sulmon-kushtetuesen-dhjetra-ligje-reformuese-e-me-interes-per-vendin-i-ka-bllokuar"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 18:50

VV në mbrojtje të shkeljes që bëri, sulmon Kushtetuesen: Dhjetra ligje reformuese e me interes për vendin i ka bllokuar

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 18:50

Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës ka publikuar sot aktgjykimin e plotë për rastin e ankesës së Listës Serbe për zgjedhjen e Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb. Kushtetuesja me shumicë votash ka konsideruar se ky vendim i datës 10 tetor 2025 është në kundërshtim me paragrafin 4 të Nenit 67 për Zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve dhe gjithashtu në kundërshtim me nënpargarfin 1 të paragrafit 6 dhe nënparagrafin 7 të nenit 12 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Express. Por, Lëvizja Vetëvendosjë thotë se ky aktgjykim “dëshmon një mungesë serioze konsistence të Gjykatës Kushtetuese”.

Sipas LVV-së, “tani Gjykata ka konstatuar pikërisht të kundërtën, duke e ndryshuar qëndrimin e vet plotësisht”.

“Brenda katër muajsh, për të njëjtën çështje kushtetuese, Gjykata ka ndërruar jurisprudencën pa asnjë ndryshim normativ apo faktik”, thuhet në reagimin e VV-së.

Për më tepër, VV vijon sulmin ndaj Kushtetueses duke thënë se “dhjetra ligje reformuese e me interes për vendin Gjykata Kushtetuese i ka bllokuar, e pastaj shfuqizuar pjesërisht ose në tërësi shumicën prej tyre”.

“Kjo luftë e tyre ndaj Qeverisë po bën aq shumë dëme: nga rrëzimi i Ligjit për çmime tavan për produktet bazë e deri te bllokimi tash e 770 ditë i Ligjit për Fondin Sovran të Kosovës”, vijon reagimi.

Reagimi i plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement