VV-ja citon Barometrin Ballkanik 2024: Kosova me nivelin më të ulët të papunësisë - Gazeta Express
string(80) "vv-ja-citon-barometrin-ballkanik-2024-kosova-me-nivelin-me-te-ulet-te-papunesise"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2024 18:53

VV-ja citon Barometrin Ballkanik 2024: Kosova me nivelin më të ulët të papunësisë

Lajme

Gazeta Express

17/09/2024 18:53

Lëvizja Vetëvendosje duke cituar Barometrin Ballkanik të vitit 2024 të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, ka thënë se Kosova ka nivelin më të ulët të papunësisë në rajon.

Siç citon VV-ja mesatarja e papunësisë në rajon është 11%.

Lexo Edhe:

“Barometri Ballkanik 2024: Kosova me nivelin më të ulët të papunësisë  Mesatarja rajonale e papunësisë është 11%. Niveli më i ulët i papunësisë rezulton në Kosovë 4%, në Serbi me 7%, Malin e Zi 9%, Maqedoninë e Veriut 13% dhe Bosnjë, 11%. Në 1000 persona të pyetur Kosova kishte nivelin më të lartë të të punësuarve me pagë me 65% të të pyeturve, Serbia me 54%, Bosnja me 52, Maqedonia e Veriut me 48% dhe Mali i Zi me 52%”, thuhet në postimin në Facebook të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndryshe, VV-ja vazhdimisht është krenuar përmes statistikave për të treguar “suksesin e qeverisjes”.

Por, opozita në të njëjtën koha ka akuzuar pushtetin se po i përdor statistikat jashtë kontekstit duke “manipuluar opinionin”. /Gazeta Express