VV flet me Zyrën e BE'së për zgjedhjet, e përmendin votimin në diasporë dhe atë në Veri "pa banda kriminale" - Gazeta Express
string(104) "vv-flet-me-zyren-e-bese-per-zgjedhjet-e-permendin-votimin-ne-diaspore-dhe-ate-ne-veri-pa-banda-kriminale"

Ballina

Gazeta Express

17/09/2024 13:13

VV flet me Zyrën e BE’së për zgjedhjet, e përmendin votimin në diasporë dhe atë në Veri “pa banda kriminale”

Ballina

Gazeta Express

17/09/2024 13:13

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar për një takim me një delegacion nga zyra e Bashkimit Europian.

“Sot në zyrën qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Sekretari Organizativ Alim Rama, Nënkryetarja e dytë Lëvizjes VETËVENDOSJE! Mrika Limani-Myrtaj, Koordinatorja e Sekretariateve, Albana Gashi, Filiz Mustafa nga Koordinimi me Qendra dhe Alma Haxhija nga zyra ligjore, kanë pritur në takim delegacionin nga zyra e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Lexo Edhe:

LVV thotë se “temë e këtij takimi ishte çështja e zgjedhjeve qendrore që do të mbahen në shkurtin e vitit të ardhshëm”. Me delegacionin europian, u tha se “është bashkëbiseduar për hapat përgatitor, situatën e përgjithshme, si dhe kampanjën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Është theksuar fakti që ky proces zgjedhor do të jetë i pari pasi që një qeveri përfundon mandatin e rregullt të saj katërvjeçar. Temë shoqëruese e diskutimeve padyshim që ka qenë dhe ligji i ri i zgjedhjeve me theks të veçantë votimi i mërgatës, që këtë herë mundësohet edhe në vendet ku ata jetojnë”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Po ashtu, LVV thotë se “u diskutua situata e sigurisë në pjesën veriore të Republikës”.

“U potencua fakti që për herë të parë qytetarët mund të votojnë të lirë dhe pa presion nga bandat kriminale, falë ndryshimit të shtrirjes së rendit dhe ligjit nga ana e qeverisë”, thuhet në njoftimin e partisë në pushtet.

LVV thotë se “është e gatshme për proceset zgjedhore, e mirëstrukturuar dhe e bindur drejt rezultateve pozitive që më shumë se secilit iu shërbejnë qytetarëve”.