VV i kërkon Gjykatës që të  konstatojë se deputetët  kanë bërë shkelje duke u larguar nga salla -detaje - Gazeta Express
string(79) "vv-e-con-nekushtetuesemospranin-e-opozites-ne-salle-hasanpapaj-e-lexon-kerkesen"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 23:44

VV i kërkon Gjykatës që të  konstatojë se deputetët  kanë bërë shkelje duke u larguar nga salla -detaje

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 23:44

Pasi nuk kishte kuorum për zgjedhjen e Presidentit, kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë emisionit “Pressing” të T7, Bardhyl Hasapapaj, jurist, mori informacione se çka përmbante shkresa e drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Një nga pikat ishte që të konstatohet shkelja kushtetuese e deputetëve që nuk morën pjesë në seancën e Kuvendit.

“Kanë kërkuar të shpall kërkesën të pranueshme, të shpall masë përkohshme për pezullim të afatit të Presidentit deri në nxjerrjen e aktgjykimit, të konstatojë shkeljen kushtetuese të deputetëve që nuk kanë marrë pjesë në seancë, të konstatojë detyrimin e deputetit për të marrë pjesë në seancë për zgjedhjen e Presidentit, të përcaktojë rikthimin në afat për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës”, ishin pikat që i lexoi Hasanpapaj. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement