Analistët në Pressing, po diskutojnë edhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja.
Valon Syla beson se në rast të zgjedhjeve të reja do të dëmtohen krejt partitë.
Pjesë nga debati i tyre:
Ilir Mirena: Unë mendoj që në zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme, Vetëvendosja del më së keqti. Mundet me dal prap e para, mirëpo ma nuk mundet me qitë kësi kushte.
Dibran Hoxha: Nuk e besoj që LDK e ka situatën e favorshme. Unë besoj që edhe VV-ja bjen, ama nuk e besoj që LDK e ka situatën e favorshme për shkak se vjen Avdullah Hoti, Arben Gashi etj…
Ilir Mirena: Nëse tuten me shku në zgjedhje LDK, qe ku e kanë ofertën.
Valon Syla: Mendoj që me zgjedhjet e reja dëmtohen të gjitha partitë, pjesëmarrja e përgjithshme bjen.