VV bojkoton seancën e jashtëzakonshme për buxhetin e vitit 2026 në Prishtinë - Gazeta Express
string(76) "vv-bojkoton-seancen-e-jashtezakonshme-per-buxhetin-e-vitit-2026-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 9:50

VV bojkoton seancën e jashtëzakonshme për buxhetin e vitit 2026 në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 9:50

Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka vendosur të bojkotojë seancën e jashtëzakonshme të thirrur për sot, në të cilën pritet të shqyrtohet propozim-vendimi për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2026.

Në një komunikatë për media, asamblistët e VV-së e kanë quajtur procesin e sjelljes së buxhetit si “të njëanshëm dhe jo transparent”, duke akuzuar kryetarin në largim, Përparim Rama, për shmangie të konsultimeve me Kuvendin dhe qytetarët, transmeton lajmi.net.

“Dokumenti më i rëndësishëm i Kuvendit, buxheti për vitin pasues, nuk mund të trajtohet si pronë personale e tij. Mungesa totale e transparencës dhe përfshirjes e bën të papranueshëm këtë proces,” thuhet në reagimin e VV-së.