Vushtrriasit ankohen ne gjyqtarin Genc Nuza edhe pas ndeshjes me Dritën - Gazeta Express
string(71) "vushtrriasit-ankohen-ne-gjyqtarin-genc-nuza-edhe-pas-ndeshjes-me-driten"

Gazeta Express

21/02/2020 15:21

Vushtrriasit ankohen ne gjyqtarin Genc Nuza edhe pas ndeshjes me Dritën

Gazeta Express

21/02/2020 15:21

Trajneri i Vushtrrisë, Fitim Llapashtica, u shpreh i pakënaqur me gjyqtarin Genc Nuza pas disfatës me rezultat 3:2 kundër Dritës, duke thënë se djersa e skuadrës u hodh poshtë nga gjyqtari i ndeshjes, i cili ua anuloi një gol.

Vushtrria, përkundër që rrezikon të bie nga Superliga në Ligën e Parë në fund të këtij sezoni 2019/20, ia vështirësoi punën Dritës, që megjithatë arriti ta marrë fitoren dhe të barazohet me pikë, të paktën përkohësisht, me liderin e ligës Ballkanin, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Niveli i referimit në Kosovë u bë sërish temë debati për shkak të një vendimi të gjyqtarit Genc Nuza për t’ia anuluar Fazliut të Vushtrrisë një gol të shënuar nga gjuajtja e lira në minutën e 39-të. Pas këtij vendimi, tifozët në tribunat e stadiumit “Ferki Aliu” vazhduan me ofendime drejt Nuzës për disa minuta.

Ankesat drejt gjyqtarit vazhduan edhe pas përfundimit të ndeshjes, pasi që trajneri Llapashtica ishte i bindur se skuadra e tij u dëmtua nga gjyqtari i ndeshjes Genc Nuza.

“Paraqitja e ndeshjes së sotme për dallim nga dy ndeshjet e kaluara ishte si nata me ditën. Sot, futbollistët tanë i dhanë leksion futbolli skuadrës së Dritës”, tha trajneri i Vushtrrisë, në intervistën e dhënë për Supersport pas ndeshjes.

“Edhe pse jemi në fund të tabelës gjyqtarët duhet të na gjykojnë drejt, sidomos kur kemi të bëjmë me gjyqtarë të FIFA-s. Ne nuk e meritojmë këtë, gjyqtarët duhet të jenë korrekt, nuk ka rëndësi se a janë futbollistë të Dritës, apo cilës skuadrës”.

“Djersa jonë sot u hodh poshtë nga gjyqtarët e ndeshjes”.

Kjo është humbja e 12-të këtë sezon nga gjithsej 19 ndeshje të zhvilluara për Vushtrrinë (katër fitore, tri barazime), ndërsa Drita e vazhdoi me këtë fitore kandidaturën për titull të kampionit, duke e marrë fitoren e 11-të (i ka edhe katër barazime dhe katër disfata. /Gazeta Express/