string(61) "vushtrria-permbys-lirine-dhe-e-fiton-barazhin-e-liges-se-pare"

Futboll

Gazeta Express

24/05/2025 18:02

Vushtrria përmbys Lirinë dhe e fiton barazhin e Ligës së Parë

Futboll

Gazeta Express

24/05/2025 18:02

Vushtrria ka arritur një fitore të madhe në duelin e zhvilluar ndaj Lirisë, duke triumfuar me rezultat 3:1 dhe kështu siguron pjesëmarrjen në ndeshjen e barazhit për inkuadrim në Superligë.

Takimi nisi më mirë për mysafirët nga Prizreni, të cilët kaluan në epërsi që në minutën e 10-të me golin e shënuar nga Nikqi.

Por Vushtrria u kthye fuqishëm në lojë dhe arriti të barazojë rezultatin në minutën e 36-të, kur Maxhuni realizoi për 1:1, duke i dhënë një tjetër ritëm ndeshjes.

Pjesa e dytë foli qartë për vushtrriasit, të cilët morën kontrollin dhe gjetën golin e epërsisë në minutën e 55-të përmes Solomon, që u tregua i saktë brenda zonës.

Kur pritej që gjithçka të mbyllej me rezultatin 2:1, në minutat shtesë të takimit (90+8), Statovci vulosi fitoren me golin e tretë për Vushtrrinë, duke i dhënë fund shpresave të Lirisë për një rikthim të mundshëm.

Me këtë fitore, Vushtrria e fiton barazhin e Ligës së Parë dhe tani do të presë për të mësuar se cila skuadër do të përfundojë në vendin e tetë në Superligë, për të zhvilluar më pas ndeshjen vendimtare për inkuadrim në elitën e futbollit kosovar.