Vushtrria lider në Ligën e Parë, por trajneri Dallku njofton për probleme financiare të skuadrës - Gazeta Express
string(95) "vushtrria-lider-ne-ligen-e-pare-por-trajneri-dallku-njofton-per-probleme-financiare-te-skuadres"

Futboll

Gazeta Express

23/11/2025 12:01

Vushtrria lider në Ligën e Parë, por trajneri Dallku njofton për probleme financiare të skuadrës

Futboll

Gazeta Express

23/11/2025 12:01

Skuadra e Vushtrrisë ka mbyllur stinorin vjeshtor në vendin e parë në Ligën e Parë, duke e bërë një hap të madh drejt promovimit në Superligë. Pas 18 ndeshjeve, ekipi ka arritur të grumbullojë 40 pikë dhe të mbajë kryesimin e tabelës.

Megjithatë, suksesi në fushë është vënë në hije nga vështirësitë financiare që po përjeton klubi.

Trajneri i skuadrës, Armend Dallku, ka konfirmuar se ndonëse ekipi ka arritur rezultate pozitive, Vushtrria po përballet me probleme të mëdha financiare, që kanë ndikuar edhe te pagat e lojtarëve, shkruan Gazeta Express.

 Në një deklaratë për “Pasdita Sportive” në Radio Dukagjini, Dallku ka theksuar se “lojtarët nuk kanë marrë paga për tre muaj, ndërsa stafi teknik ka kaluar një periudhë më të gjatë pa u paguar”. Ai gjithashtu ka falënderuar lojtarët dhe tifozët për mbështetjen, pavarësisht sfidave të mëdha që po kalojnë.

“Falenderoj futbollistët dhe tifozët për përkushtimin e tyre. Pavarësisht vështirësive, kemi arritur të përmbushim objektivat dhe të mbajmë ekipin në vendin që i takon”, tha Dallku.

Në një situatë të tillë, Vushtrria ka nevojë për një zgjidhje të shpejtë financiare për të vazhduar të mbajë konkurrueshmërinë dhe për të arritur objektivat përfundimtarë të sezonit. /GazetaExpress/