Vushtrria e humb ndeshjen e parë në Zvicër - Gazeta Express
string(42) "vushtrria-e-humb-ndeshjen-e-pare-ne-zvicer"

Vushtrria e humb ndeshjen e parë në Zvicër

Sporte tjera

Gazeta Express

17/10/2021 9:16

KHF Vushtrria e ka humbur ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Të shtunën mbrëma në Nottwil të Zvicrës, Vushtrria pësoi nga skuadra e njohur zvicerane, SPONO Eagles me rezultatin e lartë, 42:14.

Përvoja, por edhe cilësia ishte në anën e skuadrës zvicerane që arriti te fitorja bindëse. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:7.

Lexo Edhe:

Burneta Rama shënoi 5 gola nga 18 tentime për kampionen tonë. Kosovare Avdiu realizoi 3 gola nga 5 tentime, kurse Shqipe Tahiri kishte 2 gola nga 5 tentime.

Ndeshja e dytë është menjëherë nesër nga ora 19:00 po në Nottwil.