Vulini nga karrigia ruse e 'qorton' Sarrazinin për Kosovën: BE të mos ulet në dy karrige - Gazeta Express
string(85) "vulini-nga-karrigia-ruse-e-qorton-sarrazinin-per-kosoven-be-te-mos-ulet-ne-dy-karrige"

Vulini nga karrigia ruse e ‘qorton’ Sarrazinin për Kosovën: BE të mos ulet në dy karrige

Lajme

Gazeta Express

14/05/2022 16:06

Ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin, ka thënë se deklaratat e Emisarit gjerman Sarrazin se Kosova duhet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës janë hipokrite dhe ofenduese.

Vartësi i Vuçiqit tha se i ka thënë presidentit serb që të mos gjejë justifikime për “pozitën jodiplomatike” të emisarit të qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Lexo Edhe:

“Të thuash në Prishtinë që Kosova duhet të jetë anëtare e Këshilli të Evropës dhe në Beograd të flasësh për perspektivën evropiane të Serbisë është hipokrizi dhe ofenduese. S’duhet të presim edhe 20 vite tjera për ta ditur se BE-ja nuk na do neve dhe “s’ka vend në Këshillin e Evropës për shtetin e Serbisë dhe “territorin e Kosovës” nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara”, tha Vulin, transmeton Gazeta Express.

Ai tha që BE-ja s’duhet sipas tij të ulet në dy karrige ashtu siç disa evropianë e konsiderojnë Serbinë.

“Tani lëreni ta testojnë mençurinë e tyre, BE-ja s’mund të ulet në dy karrige dhe të kërkojë që Serbia t’i bindet politikës së saj dhe në të njëjtën kohë ta përkrahë Prishtinën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Lëreni Bashkimin Evropian të vendosë, nga angazhimi jonë varen shumë nga vendimet tona”, tha Vulin.

Serbia historikisht ka provuar që të ketë bashkëpunim të ngushtë edhe me Rusinë edhe me Bashkimin Evropian.

BE-ja vazhdimisht ka ndarë fonde milionëshe për Serbinë, e në anën tjetë Beogradi zyrtar i mirëmban lidhjet e ngushta me Moskën, sidomos në aspektin ushtarak me blerjen e armëve të sofistikuara ruse.

Së fundi, pas agresionit rus në Ukrainë, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon tha se Serbia tani s’mund të ulet në dy karrige, duke aluduar se s’mund të jetë aleate e Rusisë në Ballkan dhe të integrohet në Bashkimin Evropian.